Rifat Dobra, babai i 23-vjeçarit Renis Dobra, i vrarë tragjikisht mbrëmjen e 8 korrikut në Mat, ndan për herë të parë detaje të dhimbshme rreth momenteve të fundit kur ka komunikuar me djalin e tij.
Ai tregon me saktësi orën dhe fjalët e fundit që shkëmbyen, duke theksuar se ishte personi i fundit që i foli Renisit para ngjarjes fatale.
“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Ai është larguar në orën 17:00, shkoi në Burrel për xhiro, për kafe. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Më tha ‘Babi po nisem për në shtëpi’. I thashë ‘Mirë babi, mirë ardhsh’. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi.
Related