-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

INSTAT: Shqipëria ngushton deficitin tregtar

Kryesoret

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet shqiptare arritën vlerën e 35 miliardë lekëve, duke shënuar një rritje prej 1.9 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa importet shënuan një ulje të lehtë me 0.2 për qind dhe kapën vlerën e 77 miliardë lekëve. Si rezultat, deficiti tregtar i vendit u ngushtua në 41 miliardë lekë, duke shënuar një përmirësim me 2 për qind krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Eksportet janë mbështetur kryesisht nga rritja e shitjeve të mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, si dhe grupit të ushqimeve, pijeve dhe duhanit. Në të kundërt, sektori i materialeve të ndërtimit dhe metaleve ka ndikuar negativisht.

Partnerët kryesorë që kanë regjistruar rritje të fortë të eksporteve janë Kosova, Gjermania dhe Greqia, ndërsa Italia dhe Maqedonia e Veriut kanë shënuar rënie.

Në anën tjetër, importet nga Turqia, Italia dhe SHBA kanë shënuar ulje, ndërkohë që Kina ka vijuar të rrisë ndjeshëm peshën e saj në tregun shqiptar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit