Aksioni për shuarjen e flakëve në zonën e Drevovës ka nisur që në orën 06:00 të mëngjesit.
Në terren ndodhen 40 trupa të forcave të armatosura, të cilëve iu është bashkuar edhe helikopteri Cougar, që po operon në zonë prej më shumë se një ore.
Operacioni po vijon në kushte të vështira për shkak të terrenit dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.