-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Avioni bën ulje emergjente, pasagjeri shqiptar përpiqet të hapë derën gjatë fluturimit

Kryesoret

Një avion bëri një ulje emergjente në Cedar Rapids, Iowa, të enjten në mbrëmje pasi një pasagjer shqiptar u përpoq të hapte një derë daljeje emergjente.

Sipas CNN, pasagjeri shqiptar u përfshi në një grindje me një asistente fluturimi dhe më pas ka tentuar që të hapte një derë të daljes emergjente.

Fluturimi 3612 i Delta Connection, i operuar nga SkyWest Airlines, po fluturonte nga Omaha për në Detroit kur ndodhi shqetësimi rreth orës 7 të mbrëmjes sipas orës lokale, tha Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë.

Avioni më pas u ul në destinacionin e tij në Detroit në mënyrë të sigurt.

Ndërsa pasagjeri Mario Nikprelaj, 23 vjeç nga Nebraska j u dërgua në Qendrën Korrektuesë të Qarkut Linn dhe u akuzua për sjellje të çrregullt, sulm, posedim të barnave me recetë dhe ngacmim të shkallës së parë, me akuza të tjera që nuk përjashtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit