Policia e Vaut të Dejës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar për armëmbajtje pa leje në fshatin Nënshat.
I arrestuari është E. P., banues në këtë zonë, i cili u kap nga forcat e Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës, teksa lëvizte me një armë zjarri tip pistoletë dhe municion luftarak, pa leje përkatëse.
Arma dhe municioni janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa ndaj të riut kanë nisur procedurat ligjore.
/5pyetjet.al