-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëntë persona u lënduan në shkallët e metrosë pas koncertit të Beyonces

Kryesoret

Një incident i pazakontë ndodhi në Atlanta të Georgia-s, pas koncertit të Beyonce në një stadium. Nëntë persona u lënduan pasi u përplasën me njëri-tjetrin në shkallët lëvizëse të një stacioni metroje.

Sipas autoriteteve, një person pësoi thyerje të kyçit të këmbës, shtatë të tjerë u dërguan në spital me lëndime të lehta si prerje dhe gërvishtje, ndërsa një tjetër refuzoi ndihmën mjekësore.

Dyshohet se gjithçka mund të ketë nisur nga paniku që përjetoi një vajzë, kur u pickua nga një insekt dhe nisi të bërtasë.

“Një dëshmitar tha se britma erdhi nga një vajzë që pa një insekt. Në video që po qarkullojnë në TikTok, përmendet një vajzë 10-vjeçare që u tremb kur pa një buburrec ose insekt të madh”, thuhet në një deklaratë të policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit