Banorët e Thethit kanë denoncuar para mediave se inspektorët e bashkisë së Shkodrës dhe policia lokale kanë marrë ryshfet për të lejuar ndërtimet pa leje në zonë.
Disa prej tyre treguan se kanë dhënë nga 5-10 mijë euro, madje disa kanë marrë kredi për të paguar “bakshishet” ndaj zyrtarëve.
Megjithë shkarkimet e drejtorëve të bashkisë dhe shefit të policisë, kryeministri Edi Rama, nga Berati, fajësoi prokuroren Elsa Gjeli për mosveprimin ndaj këtyre shkeljeve, duke thënë se ajo ka vendosur të mos ndërhyjë duke e cilësuar çështjen “pa problem”.
Ky qëndrim ka ngjallur reagime të forta, pasi duket sikur Rama shmang përgjegjësinë nga korrupsioni i përhapur në administratë, duke i mbajtur fajtorë vetëm individë të caktuar, ndërsa problemi thelbësor mbetet i pazgjidhur.