Organizatat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u kanë bërë thirrje partive politike, që të arrijnë një zgjidhje për konstituimin e Kuvendit para 26 korrikut.
Ata shprehen se kjo situatë është e papranueshme, si dhe kanë paralajmëruar se nuk do të rrinë duarkryq.
“Nëse institucionet nuk respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë kush tjetër duhet t’i respektojë ato para tyre? Shteti nuk mund të mbahet peng nga asnjë individ, qoftë ai edhe Kryeministër. Nëse deri më 26 korrik nuk ka reflektim nga partitë politike për ta zgjidhur këtë situatë, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së nuk do të qëndrojmë duarkryq. Kosova është ndërtuar me gjakun e bijve dhe bijave më të mirë të këtij populli, dhe ne nuk do ta lejojmë askënd të nëpërkëmbë këtë sakrificë”, thanë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.