-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Radhë të gjata në Qafë Botë, pala greke shkakton pritje deri në tre orë

Kryesoret

Pritje të gjata dhe temperatura të larta kanë krijuar një situatë të vështirë sot në Pikën Kufitare të Qafë Botës.

Ndërsa autoritetet shqiptare po përpunojnë mjetet brenda pak minutash, nga ana tjetër, dogana greke në Mavromati po shfaq vonesa deri në një orë për çdo automjet.

Si pasojë, qytetarët janë të detyruar të presin deri në tre orë në radhë, në kushte të vështira, ndërsa fluksi është shtuar ndjeshëm për shkak të sezonit turistik dhe emigrantëve që kthehen për pushime.

Burime pranë pikës kufitare bëjnë me dije se gjatë ditës kanë kaluar rreth 1500 udhëtarë dhe 900 automjete, por situata po përkeqësohet dita-ditës pa ndonjë ndërhyrje nga pala greke.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit