-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli skandali/ Tërhiqet bashkia Vlorë: S’e japim Kaninën për panele fotovoltaike

Kryesoret

Hiqet nga rendi i ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak të Vlorës pika e dhënies së sipërfaqes së konsiderueshme të tokës në fshatin Kaninë, 831.7 ha, ku do të vendoseshin panele fotovoltaike.

Pasi shpërtheu në media u hoq nga rendi i ditës projekti për investimin e privatit. Kryetarja e Këshillit Bashkiak Elpiniqi Mërkuri deklaron se ka pasur kërkesa për këtë projekt, por Bashkia Vlorë nuk është zotëruese e titullit të pronësisë dhe për këtë arsye nuk mund të marrë vendim.

Të nderuar banorë të Vlorës, por jo vetëm,

Në përgjigje të interesimit të disa mediave dhe në vazhdën e dizinformimit nga disa të tjera, sqarojmë se:

Është e vërtetë që prej 16 muajsh Bashkia Vlorë ka marrë disa kërkesa për një truall me sipërfaqe 831.7 ha, ku subjektet kërkuese synojnë të ndërtojnë një park fotovoltaik. Kërkesat janë depozituar përkatësisht në këto data:

  1. 29.04.2024
  2. 20.05.2024
  3. 23.05.2024

Së fundmi, kërkesa është miratuar për t’iu përcjellë Këshillit Bashkiak.

Megjithatë, nga dokumentacioni i marrë nga Kadastra më datë 18.07.2025, me qëllim plotësimin e dokumenteve për mbledhjen e Këshillit, rezulton se trualli në zonën e Kaninës ka vetëm një vërtetim hipotekor si truall në emër të Bashkisë, por Bashkia Vlorë nuk figuron si zotëruese e titullit të pronësisë së këtij trualli.

Në këto kushte, Këshilli Bashkiak nuk mund të marrë një vendim në lidhje me këtë kërkesë.

Të gjitha komentet dhe insinuatat e tjera janë keqkuptime ose dizinformime me prapavijë keqdashëse.

Duke ju uruar një fillim jave sa më të paqtë, ju njoftojmë se nesër do të vijojmë me mbledhjen dhe shqyrtimin e projekt-vendimeve të tjera të rendit të ditës.

Me respekt,

Kryetare

Elpiniqi Mërkuri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit