Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar ankimin e Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Brendshme, të cilët kërkonin prishjen e vendimit që i dha të drejtë ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Në bazë të vendimit, shteti shqiptar duhet t’i paguajë ish-drejtorit Gledis Nano 60 paga mujore për 5 vite, të përllogaritura me një vlerë rreth 100 mijë euro.
Gledis Nano u shkarkua nga detyra me propozim të ish-Ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi më 31 gusht 2022. Ai është në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit, duke kaluar fazën e parë të vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i SPAK.