Një 45-vjeçar me iniciale Sh.N., është shpallur në kërkim pasi ka ndërtuar pa leje një “beach bar” në Radhimë, si dhe ka vendosur çadra dhe shezlongë pa autorizimin e institucioneve përkatëse.
Gjithashtu është proceduar edhe djali i tij 17 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 90 çadra dhe shezlongë.
Ndërsa kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin bregdetar të Vlorës, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe garantimin e hapësirave të lira për pushuesit.








