Presidenti Volodymyr Zelensky ka njoftuar se një raund i ri bisedimesh për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë do të zhvillohet të mërkurën në Turqi.
Zelensky me anë të një video njoftoi se ka diskutuar me kreun e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umerov për përgatitjet për një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve. Gjithashtu edh për takimin e ardhshëm me palën ruse, që pritet të mbahet në Turqi.
Umerov ka udhëhequr edhe dy raundet e mëparshme të bisedimeve me përfaqësuesit rusë.