Policia e Durrësit po vijon kontrollet në vijën bregdetare me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Policia ka liruar hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalëzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Gjithashtu ka proceduar Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës. Policia sekuestroi 78 komplete me çadra dhe shezlongë.