Nënshkruhet marrëveshja për kredinë dhe grantin e financimit nga BERZH të projektit për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Belshit, në bregun verior të liqenit të Thanës.
Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka deklaruar se BE do të ndihmojë Shqipërinë me një fond prej 50 milionë eurosh, në fushën e energjitikës.
“Jam i lumtur të deklaroj se BE-ja do të nisë një program të ri ndihme për efiçiencën energjitike, që ka financim prej 50 milionë euro, kontribut që vjen nga fondet e paraanëtarësimit dhe marrëveshja e financimit pritet të nënshkruhet në javët që vijnë.“- tha Gonzato.
Gonzato theksoi se BE-ja ia ka besuar zbatimin e këtij program qeverisë shqiptare, si “një tjetër shenjë besimi dhe partneriteti në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE.” Ambasadori shtoi se ky është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, “në përgatitjen e administrimit të fondeve të BE-së, pas anëtarësimit”.