Temperaturat e larta në Ballkan kanë detyruar autoritetet të bëjnë thirrje për kujdes të shtuar ndaj qytetarëve dhe puntorëve.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë i ka rekomanduar institucionet publike dhe private që të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta në periudhën 22-25 korrik. Në Kosovë temperaturat këtë javë priten të shkojnë deri në 38 gradë celcius.
Ndërsa në Serbi po diskutohet për mbulimin e vendit me energji elektrike, për shkak të ngarkesës në rrjet si pasojë e përdorimit të ajrit të kondicionuar.
Gjithashtu si pasojë e motit të nxehtë që ka përfshirë Ballkanin, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Kroaci është raportuar për përhapje të zjarreve, pasi temperaturat në disa raste kanë shkuar në mbi 40 gradë Celsius.