Gjykata e Tiranës ka liruar nga paraburgimi Edison Haxhiu. Ai është një nga të akuzuarit për vrasjen e Gentian Bejtjas të ekzekutuar më 15 mars të vitit të kaluar.
Haxhiu akuzohet si bashkëpunëtor i Ilir Beqarajt, i cili është nën akuzë për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Masa për Haxhiun u shua për tejkalim të afateve. Ai u arrestua nën akuzën për për “sigurim kushtesh për të kryer vrasje”.








