-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

Kryesoret

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar sqarime nga Gjykata Kushtetuese, kjo organizatë ka disa vërejtje për këtë çështje.

KDI me anë të një postimi tha se kërkesa e Osmanit e paraqitur vetëm pak ditë para përfundimit të afatit 30-ditor, ngre disa dilema.

“Fillimisht, është e paqartë se ku qëndron pretendimi për ‘konflikt të kompetencave’ mes Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë në këtë moment, përderisa afati ende nuk ka përfunduar, dhe Kuvendi ka ende hapësirë për të përmbushur detyrimin e tij për konstituim. Në këtë kuptim, kërkesa duket se paragjykon rezultatin e ditëve të mbetura dhe dobëson pritshmërinë që deputetët ta përmbushin përgjegjësinë e tyre”, thuhet në reagim.

Gjithashtu KDI duke folur për kërkesën për masë të përkohshme, tha se një kërkesë e tillë duket “e paarsyeshme”, duke argumentuar se një masë e tillë iu mundëson “komoditet” për mosveprim subjekteve parlamentare dhe deputetëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit