Ditën e djeshme, pronari i lokalit “Tokyo” në zonën e Kompleksit “Delijorgji”, Laert Kasaj, është dhunuar nga disa persona.
A2 shkruan se vëllezërit Ferhat dhe Olti Kaja, të cilët rezultojnë të jenë pronarë të lokalit “Stockholm”, përballë kompleksit “Delijorgji”, u shpallën në kërkim nga Komisariati nr. 2, pasi dyshohet se janë autorë të dhunimit të tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, ndërsa shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt për hapësirat publike.
Vëllezërit Kaja vijojnë të jenë në kërkim.