Këshilli i Ministrave hapi garën për pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave (INSTAT), pas përfundimit të mandatit të Elsa Dhulit.
Ajo qëndronte në këtë pozicion që në vitin 2020. Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është deri me 29 gusht.
Kandidatët do të njoftohen individualisht dhe përmes faqes zyrtare të Kryeministrisë për fazat e mëtejshme të procesit, përfshirë verifikimin e kritereve, ankimimet, intervistën dhe datën e zhvillimit të saj, e cila do të bëhet brenda datës 30 shtator.
Ndërsa lista e kandidatëve të kualifikuar për intervistë do të shpallet brenda datës 22 shtator.