Të dielën do të zhvillohen zgjedhjet në Venezuelë. Presidenti venezuelian Nicolas Maduro ka bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në zgjedhjet komunale.
Ai e ka shpallur vendin pionier të një modeli të ri të “demokracisë së drejtpërdrejtë popullore”.
Ndërsa opozita e organizuar nën Platformën Demokratike, e udhëhequr nga Maria Corina Machado, ka bërë thirrje për abstenim nga kjo “farsë e re zgjedhore”.