Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ndodhen në Delvinë për të parë nga afër situatën e zjarreve. Në tre fshatra është urdhëruar evakuimi i banorëve.
Ndërkohë në terren janë angazhuar dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, 4 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë.
Gjithashtu për shkak të plagëve ka pësuar djegie në trup shefi i Komisariatit të Delvinës, Agim Toci i cili është transportuar drejt Tiranës. Ndërsa një efektiv tjetër Joni Lame është asfiksuar nga zjarri.