-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baba Mondi: Dritëro Agolli frymëzim dhe trashëgimi e rëndësishme për shqiptarët

Kryesoret

Në fshatin Menkulas të Devollit, vendlindja e Dritëro Agollit, nis ndërtimi i Shtëpisë-Muze kushtuar një prej figurave më të mëdha të letërsisë shqiptare. Ky projekt synon të ruajë përjetësisht kujtimin dhe trashëgiminë e shkrimtarit të madh.

Në ceremoninë e hedhjes së themeleve dhe ritin tradicional të kurbanit morën pjesë Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj (Baba Mondi), si dhe vajza e shkrimtarit, Elona Agolli.

“Dritëroi ka qenë frymëzim për shqiptarët në kohë të vështira,” – u shpreh Baba Mondi, ndërsa Elona Agolli ndau me të pranishmit kujtime nga jeta dhe rrënjët shpirtërore të babait të saj në besimin bektashi.

Shtëpia-Muze do të shërbejë si qendër kulturore ku do të ekspozohen dorëshkrime, objekte personale dhe dokumente arkivore të shkrimtarit, duke u kthyer në një pikë referimi për brezat që duan të njohin jetën dhe veprën e Dritëro Agollit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit