-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhunohet një 18-vjeçar në punë, reagon mësuesja: Po punonte për shpenzimet e maturës

Kryesoret

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Vlorë, ku një i ri 18-vjeçar është dhunuar fizikisht gjatë punës së tij si kamerier, nga një ish-zyrtar i policisë së qarkullimit. Rasti ka shkaktuar zemërim të madh publik, sidomos për faktin që i riu po përpiqej të punonte ndershmërisht për të përballuar shpenzimet e maturës.

Reagimi më i ndjeshëm ka ardhur nga mësuesja kujdestare e të riut, Vali Veshaj, e cila tha se ai është një nxënës i shkëlqyer me nota të larta dhe sjellje shembullore.

“Po punon për të siguruar shpenzimet e maturës. Është djalë i mrekullueshëm, me një kulturë që i mungon personit përballë”, tha ajo, duke i bërë thirrje institucioneve që të marrin masa të menjëhershme.

Ngjarja ka ndezur reagime të forta edhe në rrjete sociale, ku qytetarë dhe figura publike kërkojnë drejtësi për të riun. Madje, edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke kërkuar ndëshkimin e autorit të dhunës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit