-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Magjia e Mehmetit në krahun e majtë, dy asiste ndaj Plajmuth

Kryesoret

Anis Mehmeti duket se e ka nisur sezonin e ri me ambicie të larta. Sulmuesi shqiptar i Bristol City po shkëlqen që në miqësoret përgatitore, duke dhënë sinjalet se do të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës edhe këtë sezon.

Në ndeshjen miqësore ndaj Plajmuth, Mehmeti ishte padyshim protagonist, teksa asistoi dy herë në fitoren 2-0 të ekipit të tij. Në të dy rastet, shpërthimet e tij në krahun e majtë i hapën rrugën Emil Ris, i cili nuk gaboi përballë portës.

Forma e mirë e 23-vjeçarit vjen në një moment kur ai ishte përfolur për një largim të mundshëm nga Bristol gjatë verës. Por për momentin, gjithçka tregon se Mehmeti është i përqendruar plotësisht te sezoni i ri dhe te objektivi për të ndihmuar klubin e tij në rrugën drejt Premier League.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit