-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbardhet dëshmia e 26-vjeçares: E mbyta babain pas një konflikti në banjo

Kryesoret

Një tjetër person është arrestuar në Fier në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Frashër pak ditë më parë, ku një 56-vjeçar u gjet i mbytur në tualetin e banesës.

Bëhet fjalë për Çlirim Doganin, 55 vjeç, i cili dyshohet se ka ndihmuar vajzën e viktimës në ekzekutimin e të atit.

Sipas hetimeve, Emanilda Rama, 26 vjeç, ka marrë telin me të cilin dyshohet se e mbyti të atin pas një sherri brenda familjes.

Në këtë veprim, dyshohet se ka bashkëpunuar edhe i arrestuari i dytë, ndërsa në pranga më herët ka përfunduar dhe nëna e vajzës, e akuzuar për fshehje të krimit.

“Rreth orës 12:30 kam shkuar në banesë dhe teksa mamaja po bënte punët e shtëpisë, i jam drejtuar tualetit. Kur kam hapur derën e tij pashë babin brenda dhe shoh që tualeti ishte bërë pis prej tij. Kur e pashë tualetin ashtu u acarova, dola jashtë dhe shkova të marr një tel, të cilin e kisha lënë në cepin e ballkonit të shtëpisë. Shkova sërish në banjo dhe i thash babit “mos bëj zë” ai mu kthye “do vuash dhe do vdesësh pas meje”. Në atë moment i lidha dy herë telin rreth qafës dhe e mbyta. Pastrova duart me ujë dhe i thash mamit të dilnim nga shtëpia të iknim në punë. Trupin e babait e lashë në tualet deri në darkë”, rrëfeu ajo.

Zbardhet dinamika e vrasjes së Anesti Ramës nga vajza dhe i dashuri i saj

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit