Ditën e djeshme një 57-vjeçar nga portugali u zhduk pasi hyri në det për të larë në vendin e quajtur “Buka e Vivarit”, Sarandë.
Policia kufitare ditën e sotme ka gjetur trupin e pajtë të 57-vjeçarit me inicilae A.G. Trupi i pajetë u gjet në afërsi të zonës ku ai ishte parë për herë të fundit.
Ndërkohë trupi i pajetë do të transportohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e autopsisë, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes, e cila dyshohet paraprakisht të jetë shkaktuar nga mbytja në det.
Ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.








