-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, Ilir Kociaj arrestohet pas tentativës për t’i ikur policisë

Kryesoret

Si rezultat i një pune të mirëorganizuara informative dhe operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, arritën të finalizojnë me sukses operacionin “Hierarkia”.

Gjatë këtij operacioni, u arrestua shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj), i cili ishte 59 vjeç.

Ky i fundit u kap në flagrancë teksa po përpiqej të largohej me automjetin e tij, një Audi Q5, në autostradën Tiranë–Elbasan.

Automjeti i tij u sekuestrua gjatë operacionit nga Policia.

Ilir Kociaj ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit, pas një vendimi të Gjykatës së Apelit Tiranë, që miratonte vendimin e Gjykatës së Firences në Itali.

Kociaj ishte dënuar me 18 vite burg për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike, pjesë e një organizate kriminale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit