Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kritikuar Keir Starmer për vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të njohur Palestinën në shtator, nëse Izraeli nuk i jep fund luftës në Gaza.
Netanyahu thotë se vendimi i Starmer “shpërblen terrorizmin monstruoz të Hamasit” dhe “ndëshkon viktimat e tij”.
“Një shtet xhihadist në kufirin e Izraelit sot do të kërcënojë Britaninë nesër”, thotë ai.
Netanyahu shtoi se “Paqësimi ndaj terroristëve xhihadistë dështon gjithmonë. Do t’ju dështojë edhe juve. Nuk do të ndodhë.”