Papa Leone XIV paralajmëroi për rrezikun e sulmit ndaj dinjitetit njerëzor, në konteksin e përdorimit në rritje të Inteligjencës Artificiale.
Papa gjatë një meshe tha se “Asgjë që vjen nga njeriu dhe zgjuarsia e tij nuk duhet (…) të minojë dinjitetin e të tjerëve”.
Ai tha se sot jetohet në një kulturë të re të formësuar dhe të ndërtuar nga teknologjia.
“Sot, në një kulturë ku dimensioni digjital është i kudondodhur, në një kohë kur lindja e inteligjencës artificiale shënon një gjeografi të re në jetën e individëve dhe të shoqërisë në tërësi, kjo është sfida me të cilën duhet të përballemi, duke reflektuar (…) mbi aftësinë tonë për të dëgjuar dhe folur, për të kuptuar dhe për t’u kuptuar”, tha Papa Leone XIV.