Kryeprokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela deklaroi se ishte kundër draftit të propozuar për ndryshimet në Kodin Penal. Çela e cilësoi atë si një nismë të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.
Ndërsa sot në një konferencë për mediat ka reaguar edhe kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia, i cili u shpreh se kodi i ri ka dënime më shumë se në kohën e komunizmit.
“Drafti i Kodit Penal ka një mal me probleme. Duhet të dilte me një komunikim për të gjithë aktorët, me nevojën që çuan për përgatitjen e këtij drafti për këtë kod. Nuk kemi prezencën e nevojës pse duhet kod i ri. Nuk është si rrjedhojë e nevojës së organeve të drejtësisë.
23 herë është ndryshuar. Është inkuizitor, nuk do ta pranojë Europa. Ka dënime represive më shumë se në kohën e komunizmit. Janë vënë nene diskriminuese.
Bie ndesh me parimet e avokatit. Mjet të fundit do të kemi kontestim në Gjykatën Kushtetuese” u shpreh Haxhia.