Gjykata e Apelit në Tiranë ka shpallur fajtor me formë të prerë Florian Taçin, ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës. Ai nga 6 vite burg që i është dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës, tani dënimi i është ulur edhe dy vite.
Apeli i ka dhënë dënimin me 4 vite burg për veprat penale, atë të mashtrimit dhe falsifikimit. Thaçi ka pranuar që kishte konsumuar veprat penale dhe shkaktuar në dëm të qytetarëve dhe shtetit.