Kreu i SPAK, Altin Dumani, njoftoi se janë regjistruar 56 kallëzime nga partitë politike për krime zgjedhore, por shumica nuk kanë prova, sidomos për shitblerjen e votës.
Shpesh kallëzimet lidhen me “asfalt elektoral”, punësime të paligjshme apo përdorim të administratës, por hetuesit nuk kanë gjetur prova për këto akuza.
Për 43 prej këtyre kallëzimeve është vendosur mosfillimi i hetimeve për mungesë vepre penale.
Në total janë 193 materiale, prej të cilave 39 janë në hetim, dhe vetëm 4 prej tyre vijnë nga partitë politike.