Në një përballje miqësore gjatë turneut në Azi, Barcelona arriti një fitore të thellë ndaj skuadrës së Seulit, me rezultatin 7-3.
Golat për katalanasit i hapi Lewandowski në minutën e 8-të, ndërsa Lamine Jamal realizoi dy gola të parë me fanellën e numrit 10.
Në pjesën e dytë shënuan edhe Kristensen, Gavi dhe Ferran Torres, i cili realizoi dy herë.