-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mallakastër/ Fshati pa ujë, 120 familje mbijetojnë me bidonë dhe gomarë

Kryesoret

Në fshatin Gjerbës të Mallakastrës, 120 familje vijojnë të jetojnë pa akses në ujë të pijshëm, pavarësisht dy investimeve shtetërore të pasuksesshme. Banorët detyrohen të përshkojnë çdo ditë 2 kilometra për të mbushur ujë nga një çezmë burimi, duke përdorur gomarë dhe motoçikleta për transport.

“E bëj rrugën katër herë në ditë, me bidonë në kurriz të kafshëve,” thotë një banor i moshuar.

Pavarësisht premtimeve të shumta gjatë fushatave dhe pretendimeve për fonde të investuara, uji nuk ka mbërritur kurrë në rubinetat e shtëpive. Banorët thonë se jetojnë me “pikatore”, lahen me sapllake dhe janë të detyruar të mbajnë radhë pranë një burimi natyror për çdo pikë uji.

Ndërkohë, infrastruktura rrugore dhe rrjeti elektrik janë po ashtu në gjendje të mjerueshme. Mungesa e kushteve bazë ka bërë që shumë banorë të largohen nga fshati.

“Kanë ardhur, kanë marrë votat dhe janë zhdukur. Jetojmë si në mesjetë,” – shprehen të dëshpëruar banorët, që kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme nga autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit