-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump: 20 mijë rusë të vrarë në korrik

Kryesoret

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar sërish mbi luftën në Ukrainë, duke e cilësuar konfliktin si “të panevojshëm” dhe duke fajësuar Joe Biden për zgjatjen e tij. Në një postim në Truth Social, Trump pretendon se vetëm gjatë muajit korrik Rusia ka humbur 20,000 ushtarë, ndërsa që nga janari numri i të vrarëve arrin në mbi 112,000.

“Edhe Ukraina ka pësuar humbje – afërsisht 8,000 ushtarë këtë vit, pa përfshirë të zhdukurit. Po ashtu janë vrarë civilë, pasi raketat ruse bien mbi Kiev dhe qytete të tjera,” shkroi Trump, duke shtuar se ai është i gatshëm të ndërmarrë hapa për t’i dhënë fund luftës.

Por postimi ka nxitur reagime të menjëhershme. Gazetarja ukrainase Olga Nesterova i kërkoi Trumpit të tregojë qëndrimin e tij të drejtpërdrejtë ndaj agresionit rus: “Thuaji Putinit të largohet nga Ukraina. Thuaje,” shkroi ajo, duke theksuar se statistikat nuk mjaftojnë dhe kërkohet veprim konkret.

Nesterova kritikoi gjithashtu vonesat në ndihmën ushtarake amerikane dhe mungesën e një qëndrimi të qartë nga samiti i G7 për çështjen ukrainase.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit