Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë të ditur se ka urdhëruar zhvendosjen e dy nëndetëseve bërthamore amerikane në rajone afër Rusisë, pas deklaratave kërcënuese të ish-presidentit rus dhe zëvendëskryetarit të Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev.
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump e cilësoi deklaratën e Medvedevit si “provokuese dhe budallaqe”, duke shtuar se ky veprim është një masë parandaluese në rast të ndonjë përshkallëzimi të mëtejshëm.
“Kam urdhëruar që dy nëndetëse bërthamore të pozicionohen në rajonet e duhura, në rast se këto deklarata janë më shumë sesa fjalë”, shkroi Trump.
Ai theksoi se fjalët kanë rëndësi dhe mund të çojnë në pasoja serioze, duke shpresuar se ky nuk do të jetë një nga ato raste.
Vendimi i Trump vjen pas paralajmërimeve të Medvedevit, i cili kishte kujtuar kapacitetet bërthamore të Rusisë nga epoka sovjetike dhe kishte përmendur mundësinë e një përplasjeje të drejtpërdrejtë me SHBA-në.
Ndërsa Trump nuk dha detaje për vendndodhjen e saktë të nëndetëseve, ai bëri të qartë se kjo është një përgjigje ndaj rritjes së tensioneve dhe për të treguar gatishmërinë ushtarake amerikane në rast kërcënimesh të mëtejshme.
/5pyetjet.al