Ministri i Shtetit Taulant Balla, ka bërë të ditur se ka përfunduar loti i parë i Rrugës së Dukagjinit Prekal-Kir, 17 km, ndërsa ka nisur ndërtimi i lotit të dytë Kir-Ndërlysaj.
Ai theksoi rëndësinë e këtij aksi për lidhjen e zonave malore të veriut me Shkodrën, Tropojën dhe Kosovën, duke shërbyer si një arterie kyçe për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë rurale në Alpe.