Këngëtarja Çiljeta Xhilaga ka treguar dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë e një vajze. Ajo zbuloi se prej dy vitesh është duke u përpjekur për ta sjellë në jetë një vajzë, por për shkak të disa problemeve hormonale, rruga nuk ka qenë e lehtë.
“Ne kemi dy vjet që po përpiqemi të bëjmë një vajzë. Unë kam një problem hormonal. Do doja shumë ta kisha një vajzë”, tha ajo.
Këngëtarja shtoi se “Para 2-3 viteve, kur kisha një abort spontan, mu komplikua pak kjo gjëja. Jam vizituar, por të shohim. Kam kohë dhe dy vjet për ta bërë, po ma dha Zoti dhuratë”.