Deputeti i Kosovës, Adem Hoxha, bashkëshortja e tij dhe vajza 14-vjeçare janë dhunuar gjatë një përleshjeje në fshatin Zlipotok të Dragashit mbrëmë.
Sipas njoftimeve, ata kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Autoritetet policore kanë arrestuar të dyshuarin, një burrë 61-vjeçar me inicialet S.K., ndërsa motivet e incidentit mbeten ende të paqarta.
Rasti po hetohet për lëndim të lehtë trupor, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit.