Policia e Shkodrës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.
Në Malësinë e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat u gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa. Ndërsa në Vaun e Dejës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal u gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Ndërkohë po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.