Sot është dita e fundit për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, për të përzgjedhur deri në 10 programe studimi në raundin e parë të aplikimit në universitetet publike dhe private në Shqipëri.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi se sot është dita e fundit e raundit të aplikimit. Manastirliu u bëri thirje të gjithë maturantëve që ende nuk kanë përfunduar aplikimin e tyre, të mos humbasin afatin.
“Të dashur maturantë! Sot është dita e fundit për të përzgjedhur 10 programet e studimit në raundin e parë të aplikimit në universitetet tona. Apliko tani në https://ualbania.al/“”, shkruan Manastirliu.