-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Adriatik Lapaj nuk heq dorë nga mandati, ankimon në Kolegjin Zgjedhor

Kryesoret

Adriatik Lapaj, kryetar i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka depozituar një padi në Kolegjin Zgjedhor kundër vendimit të KAS dhe pjesërisht ndaj KQZ, pas rrëzimit të pretendimit të tij për mandatin e deputetit në qarkun e Tiranës.

Lapaj kërkon që të njihet si fitues përmes votave preferenciale dhe të konsiderohet i pavlefshëm procesi i revokimit të dorëheqjeve të mëparshme nga disa kandidatë të listës, përfshirë Kleana Xhuvelin dhe Zeqir Kordonin.

Pas vendimit të KAS më 30 korrik, mandati i vetëm i këtij koalicioni në Tiranë i kaloi Ana Dajkos, e para në listën e mbyllur, duke përjashtuar çdo pretendim nga kandidatët që kishin dhënë dorëheqje më herët.

Lapaj kërkon tani që të rikthehet procesi në vlerësimin e votës së qytetarëve dhe të mos shpërfillet renditja sipas përzgjedhjes preferenciale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit