-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Francë/ Punonjës kopshti akuzohet për abuzim seksual ndaj 9 fëmijëve

Kryesoret

Një punonjës kopshti në qytetin Montpellier të Francës është vënë në pranga, pasi akuzohet për përdhunim dhe abuzim seksual ndaj nëntë fëmijëve të moshës 3 deri në 4 vjeç.

Mediat franceze raportojnë se hetimet nisën pas ankesave të para nga prindërit e dy fëmijëve, çka çoi në zbulimin e rasteve të tjera.

Sipas autoriteteve, aktet e dyshuara përfshijnë depërtim dixhital dhe masturbim, dhe dyshohet se janë kryer në periudhën nga tetori 2024 deri në korrik 2025.

Paditë u paraqitën më 2 korrik, ndërsa punonjësi 59-vjeçar u pezullua nga detyra më 3 korrik dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.

Hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet po punojnë për të zbuluar nëse ka edhe viktima të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit