Më shumë se 16 trenat Eurostar janë anuluar sot për shkak të një defekti në sistemin e furnizimit me energji elektrike, që ka shkaktuar ndërprerje dhe vonesa deri në 1 orë e 50 minuta në rrjetin hekurudhor.
Sipas SNCF Réseau, problemi qëndron te një defekt në linjën ajrore të kontaktit, ndërsa ekipet teknike janë në vendngjarje duke punuar për riparimin e situatës.
Dy trenat që udhëtonin në linjën Paris–Bruksel dhe Bruksel–Paris janë kthyer në stacionet e tyre.
Kompania po krijon itinerare alternative për të lehtësuar trafikun, por nuk ka ende një parashikim për normalizimin e plotë të qarkullimit.









