Reperi i njohur Fero ka bërë një postim emocionues për vajzën e tij, Ninën. Me anë të një postimi Fero deklaron se nuk e ka parë të bijën prej gati një viti.
“Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi”, shkroi Fero, duke i shtuar edhe hashtagun #shtetikorruptuar.
Ai prej disa kohësh ka hedhur akuza ndaj ish-bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajlit, duke pretenduar se ajo ka shkelur marrëveshjen e kujdestarisë.