Policia ka arritur që të identifikojë autorin e vendosjes së tritolit në garazhin e Elvis Kosovës i njohur si “Visi i Garave”. Nga hetimet dhe kamerat e sigurisë u zbuluar autori 36-vjeçar Klodian Steli.
Ai për të humbur gjurmët është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për 30 minuta dhe më pas ka dalë në një rrugicë tjetër për tu larguar.
Më pas ai ka shkuar drejt makinës së tij dhe është larguar. Policia ka arritur të zbulojë makinën nga kamerat e sigurisë dhe nga verifikimet është zbuluar se ai e kishte marrë me qira në Fushë-Krujë.
Gjithashtu mësohet se ai ditën e ngjarjes është larguar jashtë Shqipërisë.
Vendosi tritol në garazhin e Elvis Kosovës, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin