-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kodi i ri ul dënimet për korrupsionin e zyrtarëve të lartë

Kryesoret

Një ndryshim i propozuar në draftin e ri të Kodit Penal parashikon uljen e ndjeshme të dënimeve për korrupsionin e zyrtarëve të lartë, përmes barazimit me zyrtarët e zakonshëm.

Sipas draftit, dënimi për korrupsion do të jetë nga 3 deri në 8 vjet burg për të gjithë zyrtarët, ndërkohë që Kodi aktual parashikon deri në 12 vjet për funksionarët e lartë.

Ky ndryshim mund të sjellë jo vetëm ulje të masave ndëshkuese për raste si ato të Sali Berishës, Ilir Metës apo Erion Veliajt, por edhe skadim të afateve të ndjekjes penale për korrupsione të kryera më herët se viti 2015.

Kjo për shkak se ulja e dënimeve çon automatikisht edhe në uljen e afatit të parashkrimit, që sipas Kodit të ri do të jetë vetëm 10 vjet për këtë vepër.

Në kontrast me tendencën ashpërsuese të draftit për vepra të tjera penale, ky nen është cilësuar nga ekspertët si një amnisti de facto për zyrtarët e lartë nën hetim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit