Një 23-vjeçar nga Lezha është ndëshkuar me 50 mijë lekë gjobë pasi u filmua duke drejtuar një automjet luksoz tip “G-Class” mbi rërën e plazhit në Vain, duke rrezikuar sigurinë e pushuesve.
Policia ndërhyri pas publikimit të videos në rrjete sociale dhe identifikoi drejtuesin e mjetit, A.N., të cilit iu vendos masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
Autoritetet theksuan se denoncimet publike ndihmojnë në ndëshkimin e shkelësve dhe njoftuan se do të reagojnë menjëherë ndaj rasteve të ngjashme.