Departamenti Amerikan i Shëndetësisë (HHS) ka vendosur të anulojë një fond prej 500 milionë dollarësh të dedikuar për zhvillimin e vaksinave mRNA kundër viruseve respiratorë si COVID-19 dhe gripi.
Vendimi prek 22 projekte kërkimore të udhëhequra nga kompani farmaceutike të njohura si Pfizer dhe Moderna, raportoi BBC.
Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., një kritik i njohur i vaksinave, tha se fondet po tërhiqen për shkak të “shqetësimeve serioze” rreth sigurisë së teknologjisë mRNA.
Ai theksoi se këto vaksina “paraqesin më shumë rreziqe sesa përfitime” dhe nuk ofrojnë mbrojtje të mjaftueshme ndaj infeksioneve si COVID-19 dhe gripi.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga mjekë dhe ekspertë shëndetësorë, të cilët kanë kritikuar qasjen e Kennedy-t ndaj vaksinave dhe politikave publike të shëndetit. Ndërkohë, Kennedy ka bërë të ditur se fondet do të ridrejtohen drejt “platformave më të sigurta dhe më të qëndrueshme përballë mutacioneve të viruseve”.
/5pyetjet.al









